Dënohet polici – Kishte pranuar shërbime gratis nga prostitutat

31.08.2017 21:19
Dënohet polici – Kishte pranuar shërbime gratis nga prostitutat

Gjykata e Qarkut e Cyrihut e ka shpallur fajtor një ish udhëheqës të policisë së prostitucionit, për korruptim pasiv dhe për shkelje të detyrimit për ruajtjen e sekretit zyrtar, shkruan srf.ch.

Ai është dënuar me kusht me gjobë. Duke qenë se nuk ka ushtruar detyrim, ai është liruar nga pika e akuzës që e ngarkonte edhe për abuzim me detyrën zyrtare, transmeton albinfo.ch.

Personi që punonte në sektorin e “delikteve seksuale dhe të prostitucionit” në Policinë e Qytetit të Cyrihut, qe arrestuar në vitin 2013 në lidhje me një aferë në një klub seksi.

Veç tij, atëbotë qenë akuzuar edhe policë të tjerë, se, në këmbim të seksit dhe pijeve falas kanë paralajmëruar prostitutat nga kontrollet policore që do të pasonin.