Dënohet piktorja turke që pikturojë për sulmin ndaj qytetit kurd

25.03.2017 21:32
Dënohet piktorja turke që pikturojë për sulmin ndaj qytetit kurd

Piktorja turko-kurde dhe gazetarja Zehra Doğan është dënuar me 2 vjet e nëntë muaj burg për krijimin e një pikture e cila përshkruan shkatërrimin e shkaktuar nga forcat ushtarake turke në provincën Mardin, një rajon kurd në Turqi.

Sipas të përditshmes turke Cumhuriyet, Gjykata e Mardinit në Turqi i ka dhënë piktores Dogan dënimin për shkak se ajo tërhoqi flamujt turq në ndërtesat e shkatërruara nga forcat turke.

Megjithatë, Gjykata është shprehur se publikimi i pikturës së saj që shfaqte operacionet ushtarake të Turqisë, ishte shkaku për dënimit me burg të saj.