Dënohet me burg adoleshenti që përdhunoi dhe vrau mësuesen

Dënohet me burg adoleshenti që përdhunoi dhe vrau mësuesen

Një adoleshent amerikan është dënuar me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi brutalisht dhe më pas vrau mësuesen e tij të matematikës, nw Massachusetts.

Philip Chism ishte 14 vjeç kur ai ndoqi nga pas mësuesen e tij, Collen Ritzer, 24 vjeç, në tualetin e shkollës, ku e theri të paktën 16 herë, shkruan The Guardian.

Pasi e përdhunoi mësuesen e re, trupin e saj e hodhi në një kosh. Pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë tregojnë adoleshentin duke shtyrë koshin blu përmes korridorit të shkollës në Massachusetts, SHBA.

Më vonë atë natë, Chism shkoi në kinema dhe e pagoi biletën me kartën e kreditit të mësueses së tij, raporton Insajderi.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm me mundësinë e lirimit me kusht në 25 vjet, me një dëmshpërblim për vrasjen, por ai ka marrë dënimin 40 vjeçar në harmoni me përdhunimin dhe grabitjen që ka bërë.

Babai i viktimës tha se ai është “djalli vetë” dhe do ta ketë shumë të vështirë të jetojë në burg.