Dënohet kosovari që kishte kontrabanduar 600 refugjatë në Austri

Dënohet kosovari që kishte kontrabanduar 600 refugjatë në Austri

 

Një gjykatë në Kornenberg të Austrisë, ka dënuar një kosovarë për trafikim të refugjatëve, me dy vjet e gjysmë burgim.

39 vjeçari akuzohej se duke qenë pjesë e një rrjeti trafikantësh, kishte dërguar në Austri 600 refugjatë, shkruan orf.at.

Për t`i transportuar nga kufiri Serbi-Hungari deri në Vjenë, ai i kërkonte nga 600 euro për person,ndërsa nga shkurti i vitit 2015 deri në fillim të marsit të vitit 2016, ai ka bërë rreth 60 herë këtë rrugë, me makinën e ngarkuar.

Bashkë me të është akuzuar edhe një shtetas turk,  i cili jeonte në qytetin e Salzburgut. Atij i janë shqiptuar 15 muaj burg.

44 vjeçari turk sipas aktakuzës ka vozitur refugjatë me taksinë e tij duke ua mundësuar kalimin e kufirit me Gjermaninë. Secilën herë merrte nga 140 euro për linjë.

“Kontrabanda me refugjatë në mes viteve 2015-2016 ka qenë një problem akut në Austri dhe së këndejmi një ndër bizneset më fitimprurëse në përgjithësi”, ka thënë prokurori i lëndës.

Ndërkohë që avokati ka përkujtuar se gjatë kohës së valës së madhe të refugjatëve, qeveria u kishte bërë apel taksistëve që të angazhoheshin ndërkohë që ka kërkuar lirim e të akuzuarve pasi sipas tij, ata e kanë pranuar veprën dhe se kosovari është pothuaj 100% invalid dhe i papërfshirë në ndonjë vepër tjëtër penale.