Dënohet kopshtari shqiptar që kultivonte kanabis

20.03.2017 15:41
Dënohet kopshtari shqiptar që kultivonte kanabis

Arsen Rrogami ka dalë para gjykatës britanike, ku është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë muaj burg, aq sa do të zgjasin procedurat e dëbimit dhe më pas do të largohet drejt Shqipërisë.

Një shqiptar nga Britania e Madhe do të dëbohet në Shqipëri, pasi në fermë që ai po përkujdesej për 235 rrënjë kanabisi me një vlerë prej më shumë se 300 mijë funtesh, shkruan “gazettelive.co.uk”.

Arsen Rrogami ka dalë para gjykatës britanike, ku është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë muaj burg, aq sa do të zgjasin procedurat e dëbimit dhe më pas do të largohet drejt Shqipërisë.

Ai e ka pranuar se po prodhonte drogë të klasit B, kurse vlera në total ishte 336 mijë funte. Ai kishte ardhur si emigrant në Angli dhe pasi kishte mbetur pa punë kishte hyrë në këto ‘ujëra’, derisa ndihet fajtor dhe i vjen turp për atë çfarë ka ndodhur, shkruan albinfo.ch.

Sidoqoftë, shqiptari ishte vetëm kopshtar dhe për këtë arsye nuk është dënuar më shumë me burg.