Dënohet me burg Martin Shkreli

04.08.2017 21:04
Dënohet me burg Martin Shkreli

Një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut shpalli fajtor për tre akuza Martin Shkrelin, ish-ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë.

Ai përballet me deri në 20 vjet burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël se kaq, sipas disa rregulloreve të reja.

Vendimi i jurisë u mor pas pesë ditë diskutimesh mes anëtarëve.

Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte marrë në mënyrë të paligjshme para nga kompania e tij e barnave për të paguar investitorët në dy fonde të dështuara që ai menaxhonte.

Pala mbrojtëse këmbëngulte se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.

Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike, të quajtur “Pharma Bro”, njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.