Arrestohet i kërkuari nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Arrestohet i kërkuari nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person i cili është i kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

I dyshuari është arrestuar në rrugën “28-Nëntori”, në Prishtinë dhe gjatë kontrollit policia i ka gjetur në çantën e tij dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pas verifikimit i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimet në burgun e Dubravës. /Insajderi.com