Dënohet amerikanja që inkurajoi të dashurin të vetëvritet përmes sms

03.08.2017 22:31
Dënohet amerikanja që inkurajoi të dashurin të vetëvritet përmes sms

Amerikanja Michelle Carter, e cila është akuzuar për dërgimin e dhjetëra mesazheve me këshilla vetëvrasëse të dashurit të saj Conrad Roy III, më 12 korrik të vitit 2014, është shpallur fajtore.

Roy vrau veten në vitin 2014, nga helmimi i monoksidit të karbonit, pasi ai shkoi në një parking i vetëm dhe mori jetën vetes.

Gjatë kohës së po përgatitej të kryente veprën, ishte duke kontaktuar tërë kohën me të dashurën e tij, Carter, e cila e udhëzoi fuqimisht që të kryej vetëvrasjen.

Gjykatësi Moniz e shpalli Carter fajtore me 2 vjet e gjysmë burgim, shkruan BBC.

Ndërsa gjyqtari po njoftonte vendimin, Moniz tha se Carter e udhëzoi Conrad Roy-n që “të kthehej në kamion duke ditur të se si aj ndjehej, duke ditur për paqartësitë, frikën dhe shqetësimet e tij”.

“Kjo gjykatë konstaton se udhëzimi i zotit Roy për t’u kthyer në kamion ka rezultuar në një ngjarje të pakujdesshme dhe të pamatur”, tha Moniz./Insajderi.com