Dënohet me 7 vjet burgim norvegjezi që iu bashkua IS

20.11.2017 15:41
Dënohet me 7 vjet burgim norvegjezi që iu bashkua IS

Një gjykatë në Norvegji, ka dënuar një 34 vjeçar me 7 vite e gjysmë burgim, i akuzuar si pjesëtar i grupit ekstremist (Shteti Islamik), i cili kishte luftuar bashkë me militantët në Siri.

Gjykata e qarkut të Oslos, ka thënë të hënën se norvegjezi kishte udhëtuar për në Siri, në vitin 2014, ku iu nënshtrua disa skemave të trajnimeve dhe trajnimit për përdorimin e armëve.

Personi i identifikuar si Kristian Nichelsen, ishte arrestuar nga autoritetet turke në vitin 2016 në kufirin turk me Sirinë, dhe ishte dorëzuar te autoritetet norvegjeze.

I dënuari kishte pranuar se ishte mirëpritur nga anëtarët e IS, por kishte hedhur poshtë akuzat e gjykatës, duke thënë se shumë shpejtë ai kishte ndërruar mendje rreth anëtarësimit në grupin terrorist.