Dënohet me 6 muaj burg vajza që u fiksua pas Princ Lekës

Dënohet me 6 muaj burg vajza që u fiksua pas Princ Lekës

Princ Leka Zogu ka treguar me detaje se si ai dhe gruaja e tij, Elia Zaharia kanë hequr në kurriz nga Fitore Bekteshi, vajza tashmë e dënuar me 6 muaj burg, pasi i përndiqte dhe kërcënonte vazhdimisht.

Në dëshminë e tij zbardhur sot nga “Panorama”, Princ Leka tregon momentin e parë kur e ka parë vajzën, që më pas iu bë makth për një viti dhe desh i bëri skandal edhe ditën e dasmës.

Ai tregon se ajo kanoste Elian, u rrinte ngjitur kur ecnin në rrugë, e prekte me bërryl, u hynte vjedhurazi në oborrin e shtëpisë dhe thërriste me zë të lartë “të dua”, që ta dëgjonin të gjithë, ka rrëfyer Princ Leka.

“Prej më shumë se një viti, shtetasja Bekteshi na përndjek të dyve. Emrin e saj e kam mësuar nga policia vetëm pas arrestimit të saj”, ka vazhduar rrëfimin e tij Princi.

Me veprime konkrete fillimisht ka qëndruar vetëm para rezidencës sonë të banimit, e ulur te lokali ‘Millenium’, afër gardhit rrethues të rezidencës. Pastaj ka lëvizur shpeshherë te pjesa prapa Galerisë së Arteve. Rrinte qeshte dhe tentonte të tërhiqte vëmendjen time”.

“Komunikimi i saj me mua filloi gjatë dimrit të kaluar, kur filloi të më ndiqte edhe kur isha me makinë dhe ajo vinte nga pas me biçikletë”.

Princ Leka ka treguar se vajzës 25 vjeçare i ka thënë të largohej se do ta thërriste policinë, mirëpo ajo prapë ka insistuar  dhe nuk është larguar ka treguar Princ Leka.

Për këtë Princesha Elia Zaharia ka bërë kallëzim penal ndaj Fitore Bekteshit e cila i kishte shprehur dashurinë burrit të saj, princit Lega Zogu.

E cila sipas vendimit të Gjykatës Fitore Bekteshi është dënuar me 6 muaj burg.