Dënohet me 35-vjet burgim shqiptari që vrau çiftin britanik

Dënohet me 35-vjet burgim shqiptari që vrau çiftin britanik

Shqiptari Ali Qazimaj që vrau një çift britanik në pension në Britani të Madhe është dënuar me 35-vjet burgim, raporton sot BBC.

Trupi i Peter Stuart, 75-vjeç, u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij në Suffolk në muajin qershor, por gruaja e tij 69-vjeçare Sylvia kurrë nuk u gjet.

Ali Qazimaj, 43-vjeç, nga Shqipëria i cili jetonte në Essex të Anglisë, kishte mohuar ta ketë kryer vrasjen dhe pretendonte se është kapur gabimisht nga autoritetet britanike. Megjithatë, ai u shpall fajtor për vrasje të hënën.

Vendimin për dënim me 35-vjet burgim kundër Qazimajt e mori Gjykata e Ipswichit në Britani të Madhe.

Shqiptari është akuzuar për vrasjen e çiftit në muajin maj të vitit të kaluar. Ai kishte vrarë çiftin, pasi kishte mësuar se ata ishin milionerë.

Shqiptari që akuzohet për vrasjen e çiftit milioner: S’kam qenë kurrë në Britani

“Në zemër të këtij rasti është një mosmarrëveshje në lidhje me identifikimin. Ne themi se Ali Qazimaj vrau këta dy persona. I pandehuri mohon se është Ali Qazimaj”, kishte thënë prokurori i rastit, Karim Khalili në seancën e kaluar të gjykatës, më 7 shkurt

“Ai pretendon të jetë një njeri i quajtur Vital Dapi. Ne themi se është thjesht një gënjeshtër”, kishte thënë Khalili. /Insajderi.com

Nga seancat e gjykatës, kur Qazimaj pretendonte se ndaj tij kishte një teori konspiracioni:

Kosovari i dyshuar për vrasjen e çiftit britanik: Ka një konspiracion kundër meje