Dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e vëllait të grus

Dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e vëllait të grus

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin më të cilin i akuzuari E. J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik burgu në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë ) viteve për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari E.J është fajtor sepse me datën 08.03.2014, rreth orës 20.45 min., në rrugën “Shaip Spahija”( Mahalla e Muhaxherëve) në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje në mes të akuzuarit E.J dhe bashkëshortes së tij M.J, si dhe me vëllain e bashkëshortes tani të ndjerin B.K dhe pasi që nuk kishin mundur të gjejnë një zgjidhje të duhur, i akuzuari kishte goditur tri herë me armë zjarri të ndjerin B.K, ku si pasojë e këtyre goditjeve i njëjti kishte vdekur.

Të akuzuarit E.J i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga dt.08.03.2014 dhe me aktvendim të veçantë të njëjtit i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, thuhet në një komunikatë për media.