Dënohet me 23 vjet burg personi që kreu vrasje në Mazgit

Dënohet me 23 vjet burg personi që kreu vrasje në Mazgit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda sot ka dënuar me 23 vjet burgim, F.K për një vrasje të kryer për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.

Rasti kishte ndodhur në vitin 2012 në fshatin Mazgit të Obiliqit, fillimisht dy personat e akuzuar F.K dhe M.K, kishin filluar përleshjen me tre persona të tjerë, A.S., S.S. dhe M.M.

Personi me iniciale F.K kishte nxjerr revolen e kalibrit 7.65 dhe kishte gjuajtur me të, si pasoj A.S kishte marrë lëndime të rënda trupore, i cili kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të akuzuarit F.K në dënimin e shqiptuar i është  llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 3 nëntori i vitit 2012 dhe i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Ndërsa i akuzuar tjetër i këtij rasti, M.K është liruar nga paraburgimi në mungesë të provave.

Palët do të kenë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës./Insajderi.com