Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Tsohatzopulos është dënuar me 19 vjet burg nga një Gjykatë Penale në Athinë. Së bashku me bashkëshorten, vajzën dhe 15 të pandehur të tjerë," />

Dënohet me 19 vjet burg për korrupsion ish-ministri i Mbrojtjes

Dënohet me 19 vjet burg për korrupsion ish-ministri i Mbrojtjes

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Tsohatzopulos është dënuar me 19 vjet burg nga një Gjykatë Penale në Athinë. Së bashku me bashkëshorten, vajzën dhe 15 të pandehur të tjerë, ai akuzohej për ryshfete dhe korrupsion në blerjen e armatimeve për ushtrinë greke.

Akis Tsohatzopulos tashmë 78 vjeç, ka shërbyer si ministër në disa qeveri të PASOK nga viti 1981 deri në vitin 2004.

Prej 1996 deri në vitin 2001 ai ishte Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e kryeministrit Kostas Simitis. Në një intervistë para disa muajve, ish-ministri tha se akuzat ndaj tij u ngritën për shkak se bleu armë nga rusët dhe këtë amerikanët nuk ia falën.