Dënohet me 18-vjet burgim pasi vrau djalin e axhës

17.03.2017 16:31
Dënohet me 18-vjet burgim pasi vrau djalin e axhës

Është dënuar sot me 18 vjet burgim, një person me inicialet D.G i cili akuzohej për vrasje të rëndë.

 

Sot një trup gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, publikisht ka shpallur aktgjykimin, më të cilin të akuzuarit D.G i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 18 viteve.

“Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari D.G është fajtor ngase me dt. 13.06.2016, rreth orës 19.00 në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës para supermarketit, ”Byqma” më dashje nga hakmarrja e paskrupullt ka privuar nga jeta të ndjerin N.G, më të cilin ishte edhe në raporte familjare, e kishte djalë të axhës, dhe më këtë ka kryer veprën penal, Vrasje e Rëndë nga Neni 179 par.1 nënpar.1.8 të KPRK-së”, ka njoftuar gjykata.

Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar në kohëzgjatje prej 18 viteve ju llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.13.06.2016 e deri në plotfuqishmëri të vendimit. /Insajderi.com