Dënim me kusht për njërin nga të akuzuarit për përgjimet e paligjshme

Dënim me kusht për njërin nga të akuzuarit për përgjimet e paligjshme

Dënim me kusht prej gjashtë muajve ka marrë njëri prej të akuzuarve në lëndën “Shënjesta – Fortesa” të PSP-së, i cili në procedurë me vetë-iniciativë e ka pranuar fajin. Ky është aktgjykimi i parë fuqiplotë për lëndën që e zhvillon kjo prokurori.

PSP-ja kumtoi se në këtë lëndë është ndarë procedura penale për personin e dënuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa për të cilin në bazë të pranimit të fajit është sjellë aktgjykim më 17 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personit të akuzuar, i cili u gjykua për pjesëmarrje në “Shënjestra” për ndihmë të autorit në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht fshirje të logove në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, i është shqiptuar dënim me kusht prej gjashtë muajve burg me kusht që të mos e përsërisë veprën në dy vitet e ardhshme.

Propozimi për ndarje u theksua nga ana e kësaj Prokurorie, ku u mor parasysh interesi i personit të akuzuar për përfundim më të shpejtë të procedurës, si dhe ekonomizim dhe efikasitet të procedurës, theksojnë nga PSP-ja.