Demolli: Projektligji për ushtrinë duhet të plotësohet

Demolli: Projektligji për ushtrinë duhet të plotësohet

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, thotë se presidenti i ka vepruar plotësisht në përputhje me kompetencat e tij kur e ka iniciuar Projektligjin për transformimin e këtyre forcave në ushtri.

Demolli e pranon se projektligji i përgatitur nga Zyra e Presidenti “nuk është i përkryer”, por beson se ai do të plotësohet.

Demolli thotë se është me rëndësi që të krijohet ushtria e Kosovës, por në të njëjtën kohë duhet të ruhet dhe partneriteti me NATO-n dhe ShBA-në

“FSK-ja do të jetë forcë e të gjithëve dhe do të jetë forcë për të gjithë, kështu që është e pritshme dhe e dëshirueshme që në transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të kenë përgjegjësinë e vet të gjithë deputetët e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe të komunitetit serb”, ka thënë Demolli në intervistë për EO.

Demolli nuk ka dashur “të prognozojë” se kur mund të dërgohet në Kuvend, projektligji për të cilin, opinionet e veta tashmë i kanë dhënë MFSK dhe dy ministri të tjera. “Çdo gjë, thuajse është e përgatitur, nga ministritë përkatëse dhe procedimi i ligjit në Kuvend tani varet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri./Insajderi.com