Demokracia Studentore: Toka e UP-së nuk mund t’i takojë kishës

Demokracia Studentore: Toka e UP-së nuk mund t’i takojë kishës

“Demokracia Studentore” ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që katër hektarë tokë t’i takojnë kishës ortodokse brenda UP-së.

Kjo organizatë përmes një komunikate për media thotë se toka në kampusin universitar kurrë nuk  do t’i takojë kishës së ndërtuar brenda këtij kampusi.

“Toka rreth 7 hektarë në të cilën gjendet Kisha Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, asnjëherë nuk do t’i takojë Kishës Ortodokse ‘Sveti Nikolla”.

“Ne studentët jemi të shqetësuar për vendimin e Gjykatës së apelit e cila ka vendosur pro kishës dhe kundër universitetit”, thuhet më tutje në komunikatë.

Për më tepër kjo organizatë përmend se si u ndërtua kisha brenda hapësirës universitare në vitet ‘90.

“Gjykata e Apelit për bazë është dashur t’i marrë incizimet në inaugurimin e themelit të kësaj kishe ku në atë video shihen qartë tanke, autoblinda dhe mjete të tjera të blinduara të policisë serbe”, thuhet në komunikatë.