Demokracia Studentore paralajmëron aktivitet kundër vendimit të Apelit për pronën e UP-së

Demokracia Studentore paralajmëron aktivitet kundër vendimit të Apelit për pronën e UP-së

Organizata Demokracia Studentore, ka paralajmëruar një aktivitet afër Kishës Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, si kundërshtim ndaj vendimit të para disa ditëve të Gjykatës së Apelit.

Përmes një njoftimi për media, Demokracia Studentore njoftoi se aktiviteti do të mbahet nesër në orën 11:00.

“Demokracia Studentore për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka vendosur pro kishës ortodokse që me dhunë është ndërtuar nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, dhe me këtë vendim UP-ja po humb shtatë hektarë tokë! Ne si organizatë studentore dhe si studentë do ta mbajmë një aktivitet simbolik për të prezantuar dëshmitë e vendosjes me dhunë të këtij objekti!”, thuhet në komunikatë.