Demi: Fyerjet e Pretenit dëshmojnë logjikën paranoike të tij

Agron Demi, drejtor i Institutit GAP, në kolumnen e botuar në Insajderi.com, ka shkruar se Agjencia Kundër Korrupsion ka qenë e ngathët, jo profesionale dhe e pa ndikimin në luftimin e korrupsionit.

Demi: Fyerjet e Pretenit dëshmojnë logjikën paranoike të tij

Drejtori i Institutit GAP ka hedhur akuza për jo profesionalizëm në drejtim të kreut të Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Pretenit.

“Agjencia duhet të rris bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile dhe mediat. Një gjë e tillë ka munguar deri më tani. Fyerjet që kreu i Agjencionit i bëri ditë më parë në drejtim të një organizate që merret me anti-korrupsion, dëshmojnë logjikën barrikaduese dhe paranoike të kreut të këtij Agjencioni”, ka shkruar Demi.

Demi i referohet reagimit që ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), më  9 shkurt të këtij viti.

KDI, nëpërmjet një kumtese për media, kishte njoftuar se kanë pranuar një e-mail nga Preteni ku fyhen anëtarët e stafit të kësaj organizate, duke i quajtur agjent për shantazhim dhe njerëz shërbim në shërbim të profiterëve.