Demarkacioni shkaktar i diskrepancës mes Thaçit dhe Haradinajt

Demarkacioni shkaktar i diskrepancës mes Thaçit dhe Haradinajt

Përderisa, Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta i ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaporta shqiptarë, pasi mbetet si e vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës, ndryshe ka deklaruar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka insistuar edhe një herë se demarkimi i kufirit me Malin e Zi, është çështje e Kuvendit të Kosovës, por se mundësia e liberalizimit nuk është e largët.“

“Mendoj se boshti për liberalizim është rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit në niveleve të larta, pastaj krime tjera, lloje të krimit. Mund t’iu them se jemi intensivë në këtë temë, pra nuk dua të lavdërohem për diçka që e kam detyrë”.

“Mendoj që boshti është kjo, pastaj është një element tjetër i rëndësishëm është zgjidhja e çështjes së kufirit me Malin e Zi. Sikurse që jeni në dijeni unë nuk po humb kohë në këtë temë, në atë që është kapacitet i Qeverisë. Nuk mendoj që jemi të pa shpresë në liberalizmi të vizave, bindja ime është kemi shpresë, nuk është largët mundësia e liberalizimit“, ka deklaruar Hardinaj.