LIVE: Përfundon protesta, opozita e cilëson fitore

Live nga Kuvendi i Kosovës ku sot hidhet në votim ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe nga protesta e Vetëvendosjes kundër kësaj marrëveshje.

LIVE: Përfundon protesta, opozita e cilëson fitore

Albin Kurti deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje duke iu drejtuar protestuesve ka thënë se sot kanë korrur një fitore historike, pasi që sipas tij Kosova nuk ka tokë për të falur.

Kurti ka falënderuar protestuesit, ekspertët e pavarur, deputetët e pozitës dhe opozitës.

“Duke ju falënderuar secilit prej juve që keni protestuar edhe në të kaluarën ne kemi shpëtuar 800 mijë hektar ata hektarë janë djersë e dëshmorëve tanë dhe bujqërve dhe punëtorëve tanë”.

albin kurti deputet 

14:40

Pas lajmërimit të kryeministrit Isa Mustafa për tërheqjen e demarkacionit, nga rendi i ditës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë larguar nga salla e Kuvendit.

Ata i janë drejtuar protestuesve që janë mbledhur para objektit të Kuvendit.

 14:35

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti, tha se kërkesa për tërheqjen e marrëveshjes së Demarkacionit nga rendi i ditës u bë “për shkak se nuk mund të bëhet punë në kushte të tilla, ftoj të gjitha grupet politik të krijon kushte të qeta për punë të cilat janë në interes për popullin”.

14:25

Lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj thotë se  tërheqja e ligjit është e paqartë.

“Arsyetimi pse po tërhiqet ligji pse një subjekt politik nuk është në parlament është arsyetim i pa kuptushum, ky ligj nuk e kërkon domosdoshmërish votën e minoriteteve”.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e kundërshtoi tërheqjen duke thënë se në sallë ka mjaftueshëm deputetë për të votuar.

14:20

Protestuesit e mbledhur para Ndërtesës së Kuvendit të Kosovës po festojnë pas vendimit për  tërheqjen e projektligjit për Demarkacionin.

pro gezohen

14:05

Pas pak pritet që kryeministri Isa Mustafa të ngjitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës, nga ku do të bëjë të ditur lajmin se Qeveria e drejtuar nga ai ka vendosur ta tërheq nga rendi i ditës, ratifikimin e demarkacionit, kanë thënë burime brenda Kuvendit.

13:58

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të tërheqë nga pika e rendit të ditës, ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Arsyeja, sipas burimeve të Insjaderit, është se në rrethana të tilla nuk duhet të kalojë një çështje e kësaj rëndësie.

13:56

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri i thotë deputetes së VV Albulena Haxhiu “Mos ulërij”.

13:55

Përplasje Pozitë Opozitë për arrestimet e fundit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar përplasjet mes tyre për shkak të arrestuimëve të fundit të gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes.

Glauk Konjufca ka akuzuar pozitën se ka instumentalizu Policinë e Kosovës, kurse Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, tha se Policia është me “profesionalja në Ballkanin Perëndimor”.

13:30 

Derisa protagonist i përgjimeve të publikuara nga Gazeta Online Insajderi Adem Grabovci, kërkoi falje për përgjimet, deputeti i VV-së Fisnik Ismajli ka bërë thirrje  që të shkojë në burg.

Kurse kryeparalamentari Kadri veseli i ka thënë, Ismailit  “Skenderbeg ulu, mos i qit sytë, kërkush nuk po të tutet”

“Take it easy, sepse ti e kupton anglishten”, i tha Veseli.

13:25

Deputeti i VV-së, Ismail Kurteshi ka kërkuar që seanca të ndërpritet pasi është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se gjithçka është në rregull.

13:10

E planifikuar të nisë në orën 11:30, seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, ende nuk ka nisur.

Teksa deputetë të opozitës kanë hyrë në sallë më herët, ata të pozitës, përkatësisht të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë filluar të hynë në sallë tek në orën 13:10.

Sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pushteti po e shtynë këtë seancë për shkak se nuk i ka votat për ratifikimin e demarkacionit.

Kurse jashtë Kuvendit protestuesit po qëndrojnë të qetë para kordonit të policisë.

qete jasht

13:00

Arrestohet Aida Dërguti

Është arrestuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Këtë e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

aida

12:46

VV akuzon pushtetin për akte represive

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të deputetes së tyre Donika Kadaj-Bujupi.

“Pas bastisjeve, inskenimeve, shpifjeve, arrestimit të gazetarëve e mbushjes së rrugëve e shesheve me policë, tash akteve represive të pushtetit u shtohet edhe arrestimi i deputetëve në vendin ku ata janë ushtrues të vullnetit të popullit, pra në Kuvend”.

VV bënë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të mblidhen në protestë.

“Bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë, sepse ky regjim po merr përmasa të papranueshme në brutalitetin e vet autoritar”.

12:22

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi është ndalur në hyrje të hollit të objektit të Kuvendit të Kosovës, nën dyshimin se i është gjetur një mjet i dyshimtë.

Sipas raportimeve brenda sallës së Kuvendit, deputetja e cila së fundmi kaloi nga AAK-ja në VV, është ndalur dhe po mbahet nga Policia.

12:00

Ylli Hoxha asamblist i komunës së Prishtinës dhe anëtarë i VV  i është drejtuar protestuesve.

“Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje të parët do sakrifikohen për të mos falur tokën e Kosovës. Deputetet brenda do jenë më të fortë vetëm nëse ne qëndrojmë të bashkuar këtu”, tha Hoxha.

ylli

11:56

Përderisa deputetët nga pozita dhe opozita kanë filluar të hynë në sallën e Kuvendit të Kosovës, aty ku sot është paraparë të hidhet në votim ratifikimi i demarkacionit, protestuesit kundër këtij ratifikimi janë zhvendosur nga hapësira para Kuvendit në hapësirën prapa objektit.

Kjo është bërë me kërkesë të nënkryetarit të Komunës së Prishtinës nga Vetëvendosje, Dardan Sejdiu.

Pas zhvendosjes së protestuesve prapa Kuvendit, forca të shtuara të policisë duke krijuar kordon me të gjerë mes protestuesve dhe objektit të Kuvendit.

poli kordoni

pol

11:52

Koktej molotvit, nuk janë gjetur në depot e Termokosit Policia sqaron se gjetja e çantave me koktej molotivit nuk janë gjetur në depot e Termokosit, por në një objekt në rrugën 28 Nëntori, afër Termokosit.

“Për shkak të korrektsisë dhe shmangjes së ndonjë keqkuptimi, lidhur me lokacionin e saktë të gjetjes së dëshmive të gjetura si: çantave dhe të tjerave të dërguara edhe me foto në komunikatën paraprake ju informojmë që nuk kemi të bëjmë me depo të Termokosit, por saktsishtë një objekt në rrugën 28 Nëntori me pronar tani më të identifikuar nga Policia”.

11:45

Dardan Sejdiu u bëri thirrje protestuesve të mbledhur para derës së Kuvendin në sheshin “Ibrahim Rugova”,  për tu zhvendosur  drejt  sheshit “Adem Jashari”  që gjendet ndërmjet ndërtesës së komunës së Prishtinës dhe Kuvendit.

“Demarkacioni nuk kalon sot, ka mjaftueshëm protestues, ky demarkacioni nuk kalon sot ne jemi të përkushtuar që në mënyrë paqësore t’i ndalojmë”, ka thënë Sejdiu.

treka

pro

11:37

Ende po vazhdojnë kontrollet e deputetëve ndërkohë që pritet të filloj seanca e kuvendit e paralajmëruar për orën 11:30.

Në Kuvend deri tash kanë arritur deputetët Ramiz Kelmendi, Ilir Deda, Time Kadrija dhe Ali Berisha. Ndërkohë që raportohet se gazetarë ende janë në pritje të kontrolleve për të hyrë në ndërtesën e Kuvendit.

11:28 

Forcat e shtuara të Policisë së Kosovës janë duke e vëzhguar protestën nga të gjitha anët. Insajderi ka parë edhe pjesëtarë të Policisë mbi ndërtesën e Kuvendit dhe Qeverisë.

Tek hyrja kryesore e objektit të Kuvendit të Kosovës është e qetë, në këtë pjesë nuk ka asnjë protestues.

forca te shtuara

sigu

***

protesss

pro

Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për të protestuar kundër votimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, kanë filluar të mblidhen para Kuvendit të Kosovës.

Protestuesit kanë filluar të bëjnë thirrje “hajnat poshtë”, “Rugova është Kosovë, Kosova nuk shitet”, “Kosova është pagu me gjak”.

protestuesitttt

rugovasit

rugovasittttttt