Deliu në kuvend tregon qëndrimin e PDK-së për seancë

Deliu në kuvend tregon qëndrimin e PDK-së për seancë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, pasi që ka përfunduar mbledhja e kësaj partie nga kuvendi i Kosovës ka lexuar një deklaratë e cila sipas saj është vendosur në këtë mbledhje.

Përmes kësaj deklarate bëhet edhe një herë e ditur se ata nuk do të marrin pjesë në seancë, me arsyetimin se nuk duan të bëhen pjesë e politikave të partive që sipas tyre bllokojnë institucionet.

“PDK e ka dëshmuar gjithmonë që është parti instutcionale prandaj ajo do të jap maksimumin për krijimin e instuticioneve,por janë të tjerët që kanë bllokuar institucionet edhe ne 2014. Ne nuk do të pranojmë që asnjë parti politike të na bëjë pjesë të interesave të saj”, tha Deliu.

Gjithashtu PDK përmes kësaj deklarate ka kërkuar që të mblidhen partitë për të diskutuar për caktimin e seancës se ardhshme.

“Ne jemi në gjendje të bëhemi pjesë e seancës atëherë kur të arrihet një konsensus mes partive politike”, tha Deliu.