Deliu-Kodra: Turp për Vetëvendosjen që përbuz luftën e UÇK-së

14.08.2017 21:09
Deliu-Kodra: Turp për Vetëvendosjen që përbuz luftën e UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të Vetëvendosjes lidhur me komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, deputetja Deliu-Kodra ka thënë se populli i Kosovës nuk e toleron ofendimin e luftës çlirimtare, nga ata që nuk e dinë nga shkohet në Prekaz, Gllogjan, Koshare, Malishevë, Pashtrik, Izbicë, Mejë.

Shkrimi i plotë i Deliu-Kodrës në Facebook:

Asnjë gjuhë e urrejtjes, dhe as mllefi i ambicieve të sëmura politike nuk mund ta dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Toka e këtij vendi, malet dhe zemrat e njerëzve e ndjejnë më së miri lavdinë dhe heroizmin e secilit ushtar të UÇK-së. Ne jemi krenar me luftën që kemi bërë për ti dal zot vendit dhe për ta larguar Serbinë nga Kosova, duke marrë edhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë për luftën tonë të drejtë. Nëse dikujt i është prishur rehatia nga lufta e jonë, i kërkojmë falje. Por ky popull dhe historia e tij nuk e durojnë kurrë përbuzjen dhe fyerjen e vlerës kryesore të saj, UÇK-në. Aq më tepër nga ata që nuk e dinë nga shkohet në Prekaz, Abri, Rezallë, Gllogjan, Koshare, Malishevë, Pashtrik, Izbicë, Mejë. Lavdi e përhershme luftës dhe veprës së secilit ushtar. Turp për ata që shkelin mbi këtë lavdi për heroizma të rremë dhe ambicie të sëmura politike./Insajderi.com