Deliu-Kodra: Nesër PAN dakordohet me AKR-në

Deliu-Kodra: Nesër PAN dakordohet me AKR-në

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka paralajmëruar mundësinë që nesër të bëhet publike lidhja e koalicionit paszgjedhor mes koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe AKR-së së Behgjet Pacollit e cila është në një koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën.

Raportimet e televizionit publik që thirren në burimet brenda koalicionit PAN raportuan në Lajmet Qendrore se është arritur një marrëveshje mes PAN dhe AKR-së.

Por Deliu-Kodra tha për Klan Kosova se nëser mund të bëhet publike fakti se PAN dhe AKR mund të dakordohen nesër për një koalicion paszgjedhor./Insajderi.com