Deliu-Kodra e quan të pafytyrë Albin Kurtin

24.08.2017 15:21
Deliu-Kodra e quan të pafytyrë Albin Kurtin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka komentuar seancën e sotme plenare të Kuvendit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Faceebook, Deliu-Kodra, k shkruar se “pafytyrësia në Kuvendin e Kosovës sot arriti kulmin në momentin kur Albin Kurti, i shtyrë nga etja për pushtet, i shtriu dorën e afrimit Isa Mustafës. Këtë e bëri në foltoren e Kuvendit, pikërisht aty ku e kishte sulmuar personalisht atë me sprej, vezë dhe gaz lotsjellës”.

“Ata që e sulmuan në Kuvend, në rrugë dhe në shtëpi, duke ia terrorizuar me molotov edhe familjen, sot ndërruan lëkurën si kameleonë, duke iu lutur që ta bëjnë qeverinë së bashku”, ka shkruar ndër tjerash Deliu-Kodra.

Në fund ajo është shprehur se “vetëvendosjen nuk e do askush si bashkëpunëtore, sepse të gjithë e dinë sa e rrezikshme është ajo për shtetin e Kosovës”. /Insajderi.com