50 mijë banorët e Ishujve Faroe janë lodhur nga heshtja e Google për të fotografuar ishujet e tyre përmes Street View dhe kanë vendosur që këtë fotografim të bëjnë ve" />

Delet zëvendësojnë Google-n në Ishujt Faroe

Delet zëvendësojnë Google-n në Ishujt Faroe

50 mijë banorët e Ishujve Faroe janë lodhur nga heshtja e Google për të fotografuar ishujet e tyre përmes Street View dhe kanë vendosur që këtë fotografim të bëjnë vetë përmes një ideje mjaft gjeniale.

Në grupin e ishujve të mbuluar nga gjelbërimi, bashkë me 50 mijë banorët jetojnë edhe 80 mijë dele, të cilat do të përdoren për të realizuar “Sheep View”.

Deleve do t’u instalohen kamera mbi shpinë dhe do të jenë të pajisura me një sistem GPS. Ideja është e aktores Durita Dahl Andreassen, që ka kërkuar bashkëpunimin e fermerëve të ishujve për ta realizuar projektin dhe menjëherë ka gjetur mbështetjen.

deleja

“Kemi ndër peisazhet më magjepsëse të planetit dhe tashmë është koha që këto peisazhe të mos qëndrojnë të fshehura dhe të shihen nga e gjithë bota”, thotë aktorja.

Delet “hi-tech” do të regjistrojnë me kamera pamjet në 360 gradë. /Insajderi.com