Delawie takon dy drejtuesit e Insajderit: Të merren seriozisht krimet ndaj gazetarëve

Delawie takon dy drejtuesit e Insajderit: Të merren seriozisht krimet ndaj gazetarëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie është takuar sot me dy drejtuesit e Gazetës Online Insajderi: drejtorin Parim Olluri dhe kryeredaktorin Vehbi Kajtazi.

Delawie ka njoftuar në rrjetin social Twitter, për takimin me dy drejtuesit e Insajderit. Ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin lirinë e mediave.

Ambasadori i SHBA-ve ka bërë thirrje që të merren seriozisht krimet ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë, raporton Insajderi.

” Sot takova me drejtuesit e Insajderit Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri. SHBA-të mbështesin lirinë e mediave, teksa inkurajon autoritetet që t’i marrin seriozisht krimet kundër gazetarëve/mediave”, ka thënë Delawie.

Dy drejtuesit e Insajderit, Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi, kanë qenë cak i sulmeve fizike në dy muajt e fundit.

Vehbi Kajtazi u sulmua të premten teksa po pinte kafe në një lokal në qendër të Prishtinës.

Sulmi fizik ndaj Kajtazit ka ndodhur brenda më pak se dy muajve nga sulmi fizik i drejtorit të Insajderit, Parim Olluri. Olluri ishte sulmuar në orët e mbrëmjes në hyrje të banesës së tij, në prani të të fejuarës, nga tre persona të panjohur. /Insajderi.com