Delawie: Nuk dua ti shoh njerëzit me aktakuza në lista zgjedhore

29.03.2017 16:20
Delawie: Nuk dua ti shoh njerëzit me aktakuza në lista zgjedhore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e ka përshëndetur nismën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike.

Në Forumin FOL Hapur, Delawie, tha se do të mbështes çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar.

“Nuk dëshiroj të shoh njerëzit në listë zgjedhore nëse janë me aktakuza”, ka thënë Delawie.

Delawie ka folur edhe për çështjen e demarkacionit të kufirin me Malin e Zi, ai ka thënë se Departamenti i Shtetit ka shqyrtuar këtë çështje dhe kjo marrëveshje duhet të kaloj në Kuvend.

Ai shtoj se beson se kjo vijë është përkufizuar saktë dhe këtë e kanë vërtetuar nga ekspertët e Departamentit të Shtetit.