Delawie për Paçakun: Aktivizmi i tij ishte i admirueshëm  

Delawie për Paçakun: Aktivizmi i tij ishte i admirueshëm  

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shpreh ngushëllimet për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçku.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Delawie ka shkruar se aktivizimi i tij për komunitetin rom në Kosovë ishte i admirueshëm.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për vdekjen e ish-deputetit Kujtim Paçaku. Aktivizimi i tij për komunitetin rom në Kosovë ishte thellësisht i admirueshëm dhe është vetëm një pjesë e trashëgimisë së tij mbresëlënëse. Ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, ka shkruar Delawie.

Poeti Kujtim Paçaku ndërroi jetë në mëngjesin e kësaj të enjte. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 18 maj në kohë dreke në Prizren. /Insajderi.com