Delawie mirëpret kalimin e ligjit që lufton korrupsionin

Delawie mirëpret kalimin e ligjit që lufton korrupsionin

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përkrahur miratimin e Ligjit të ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,duke e vlerësuar si një hap konkret kundër luftimit të korrupsionit.

“Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, kuvendi mori hap konkret ne luftimin e korrupsionit. Lajm i shkëlqyeshëm”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter.

Gjatë seancës plenare të së martës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjit e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Lidhur me miratimin e këtij ligji edhe Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e ka vlerësuar lartë miratimin e këtij ligji./Insajderi.com