Delawie: Kosova duhet të ndryshojë

Delawie: Kosova duhet të ndryshojë

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, në një intervistë për RTV Kim ka folur për zgjedhjet lokale në Kosove, duke thënë që është i shqetësuar për presionin në veri të vendit.

Tutje ai ka thënë që do të donte të shihte më shumë konkurrencë të kandidatëve nga komuniteti pakicë në Kosovë.

Përkundër gjithçkaje, ai pret që të dielën të ketë zgjedhje të ndershme.

“E di që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me ndihmën e OSBE-së në ditën e zgjedhjeve do të punojnë shumë për të siguruar zbatimin e të gjitha ligjeve dhe rregulloreve” ka thënë Delawie.

Delawie ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, për të cilin tha se buron nga pakoja e Ahtisarin dhe se e mbështet, si dhe për transformimin e FSK-se me ç’rast tha që “fuqimisht e përkrah këtë ndryshim”.

Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për Kosovën, transmeton KlanKosova. “Bota po ndryshon dhe Kosova duhet të ndryshojë me të. Kosova duhet të marrë hapa të rëndësishëm për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”, deklaroi Greg Delawie.