Delawie: Korrupsioni e ryshfeti rrezikojnë sigurinë e vendit

Delawie: Korrupsioni e ryshfeti rrezikojnë sigurinë e vendit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se korrupsioni paraqet pengese kryesore në zhvillimin e demokracise.

Ai tha se ryshfeti rrezikon sigurin e vendit, por se luftimi i tij është çështje që duhet t`i kushtohet rëndësi.

Delawi gjithashtu ka përmendur edhe deklaratën e nënpresidenti amerikan Joe Biden për t`i nxit autoritetet kosovare të marrin aksion në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Korrupsioni paraqet pengesë të madhe dhe prish besimin e qytetarëve, ndez stabilitetin si dhe pengon sundimin e ligjit dhe funksionimin e bizneseve. Biden, e ka thënë shumë mirë se korrupsioni është kancer i shoqërisë që gërryen çdo gjë që ekziston’’.

Delawie këto komente i bëri në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me synimin e instalimit të një kulture që mbështet dhe inkurajon etikën në biznes.

Ambasadori amerikanë tha se shteti i tij ka ndihmuar në avancimin e një numri të madh të stafit në fushën e drejtësisë.

“Kosova, duhet ta arrijë potencialin e saj të plotë. Ne kemi trajnuar një staf prej 1200 punëtorësh në fushën e drejtësisë”.

Nga ana tjetër Besim Kelmendi Prokuror në Prokurorin Speciale tha se sikur të respektohej kodi i etikës në biznes nuk do të kishte punë të madhe një prokuroror.

Sipas tij, deklaratat nuk janë të mjaftueshme për tw luftuar korrupsionin, pasi kjo duhet bërë me vepra.

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi ka deklaruara se gjatë punës së tyre si medium kanë vërejtur se fatkeqesia më e madhe për biznesin në Kosovë është ryshfeti

“Këtë e kemi pa edhe në përgjimet e fundit që kemi publikuar. Por edhe nga hulumtimet që kemi për këto rreth 7 muaj si gazetë hulumtuse, është dëshmuar që paraja publike ka shkuar në xhepat e këtyre njerëzve”, deklaroi Kajtazi. /Insajderi.com