Delawie i kënaqur me punën në Urën e Ibrit

Delawie i kënaqur me punën në Urën e Ibrit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i kënaqur me punën që është duke u bërë në parkun në Urën e Ibrit në veri të Mitrovicës.

Delawie përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se shëtitorja në Urën e Ibrit po duket e kënaqshme.

“Ura e veriut të Mitrovicës dhe zona e shëtitores po duken mirë! Ne po shikojmë përpara që të vazhdohet progresi”, ka shkruar Delawie./Insajderi.com