Delawie i brengosur për djegien e veturës së familjes së Memli Krasniqit

Delawie i brengosur për djegien e veturës së familjes së Memli Krasniqit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar sot pas djegies së veturës së gruas së Memlit Krasniqit, ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës.

Përmes një deklaratë në Tëitter, Ambasadori Delawie ka kërkuar që ky krim të ndiqet penalisht.

“I brengosur me raportimet për djegien e veturës së Memli Krasniqit. Të gjitha krimet duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht” ka shkruar Delawie në Twitter.

Mbrëmë rreth orës 1 të mëngjesit, vetura e familjes Krasniqi e parkuar afër banesës ku ata jetojnë, është vënë nën flakë pasi është sulmuar me shishe molotovi.  Sipas policisë, vetura është djegur nga dy persona.

Më herët, Qeveria e Kosovës e ka quajtur këtë rast si r si “sulm të paprecedent kriminal.”

“Sulmi është në vazhdën e sulmeve që janë kryer së fundi kundër bartësve legjitim të institucioneve të Kosovës dhe ministrit Krasniqi, nga grupe anarkiste parapolitike, synon të krijojë atmosferë të dhunës dhe frikës, si dhe të pengojë punën e Qeverisë së Kosovës dhe rezultatet konkrete të Ministrisë së Bujqësisë si një ndër sektorët prioritar për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Rreth këtij rasti ka reaguar edhe Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe koleg i Memli Krasniqit në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai e ka quajtur sulmin si të nxitur nga motive politike./Insajderi