Del në ‘shesh’ skandali gjatë provimit të maturës! “Selfiet” zbulojnë gjithçka

09.06.2018 12:57
Del në ‘shesh’ skandali gjatë provimit të maturës! “Selfiet” zbulojnë gjithçka

Pavarësisht masave të marra në letra, zbatimi i tyre në terren ka qenë thuajse zero.

Gjatë ditës së djeshme, në provimin  Letërsisë së Maturës Shtetërore në të gjithë Shqipërinë, gjimnazistët jo vetëm që kanë mundur të kopjojnë, por mënyrat e zgjedhura nga ta janë flagrante. Me librin mbi tavolinë, me celular për të marrë përgjigjet e duhura, dhe në rastin më të “mirë”, edhe me nga një “selfie” për tu postuar në rrjetet sociale.

Është deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci që ka postuar fotot, dhe një reagim të tijin, ku thotë ndër të tjera se teza është shitur.

“Fakte skandaloze se si u menaxhua provimi i letërsisë së Maturës Shtetërore.

Nga fotot duket si “pazar Riskoveci”.

Gjithçka ka ndodhur.

Jo vetëm testi doli.

Nxënësit në vende të ndryshme ishin me telefon, mund të bënin foto, kopje, mund të tregonin ose të veçoheshin në ndihmë, etj….

Madje shihet qartë dhe libri çelës i gjuhës.

Vetëm Maturë kjo s’mund të quhet.

Një zhvlerësim total për arsimin dhe një dekurajim i plotë i shpresës së maturantëve për të ardhmen e tyre.

Vetë maturantët kanë postuar talljet me Ministrinë “e ndritur” të arsimit me diçiturën: aty “shko çdo gjo vaj”(foto)….sipas drejtuesve.”, shkruan deputeti i djathtë.