Del në treg celulari i ri Nokia

Del në treg celulari i ri Nokia

Kompania “Microsoft” dje ka lansuar celularin më të ri Nokia 216.

Ky celular ndoshta nuk mund të konsiderohet një ‘smartfon’ edhe pse mund të përdoret me aplikacione. Është një celular shumë i thjeshtë, që është bërë për tregjet në vendet e pa-zhvilluara, ose në zhvillim.

Celulari përfshin një ekran 2.4-inç, dhe dy kamera 0.3-megapiksell, një përpara dhe një mbrapa. Në të gjithashtu mund të gjeni edhe një mini-shfletues Opera.

Ai vjen në dy versione, Nokia 216 dhe Nokia 216 Dual SIM

Shitja e tij më së shumti është fokusuar në tregun Indian. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=AsKCq1rwG8c