Deklaratë e papritur e kryeministres serbe Brnabiq për Kosovën

Do të nënshkruaj gjithë çfarë është e nevojshme për siguri dhe prosperitet.

Deklaratë e papritur e kryeministres serbe Brnabiq për Kosovën

“Në asnjë moment nuk to të frikësohem e as të hezitoj të nënshkruaj gjithë çfarë duhet nënshkruar që qytetarët e Serbisë të kenë siguri të plotë dhe garanci të plotë për prosperitet”, ka thënë kryeministrja serbe Ana Brnabiq, transmeton Insajderi.com.

Ajo dje në Kuvendin e Serbisë, në mes tjerash është përgjigjur edhe në pyetje të deputetit Miroslav Aleksiq (Partia Popullore), i cili e ka pyetur se “a është e gatshme ta nënshkruaj marrëveshjen me Kosovën në të cilën do të definohet se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën për anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare, më konkretisht që t’ia mundësojë ulësen në KB?”

“Sikur unë tani t’ju kisha thënë se do ta nënshkruaj marrëveshjen, atëherë do t’i kisha treguar të gjithëve se çfarë do të bëjë qeveria e Serbisë. Nuk bëhet kështu. Ndoshta është  bërë ashtu kur ne kemi humbur besimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sepse ashtu është udhëhequr strategjia e diplomacisë. Nuk do të frikohem e as të hezitojë në asnjë moment të nënshkruaj çfarëdo duhet nënshkruar në mënyrë që qytetarët e Serbisë të kenë siguri të plotë dhe garanci për prosperitet”, është përgjigjur Brnabiq.

Ajo ka porositur se çdo ditë do të luftojë në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë për situatën e vështirë të Kosovës./Insajderi.com.