Komentet e Trumpit se NATO-ja është e vjetëruar dhe me kosto të lartë kanë shkaktuar shqetësim në radhët e aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Deklaratat e Trump për NATO-n, reagon kryediplomati gjerman Steinmeier

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier kujtoi se, një pohim i tillë bie ndesh me deklaratat e bëra pak ditë më parë nga vet njeriu, që presidenti i zgjedhur amerikan e ka zgjedhur si ministër Mbrojtjeje në administratën e tij.

“Pata një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili më përcolli shqetësimin e tij nga deklaratat e Donald Trumpit”, tha kreu i diplomacisë gjermane.

“Dëgjuam të tjera gjëra nga ministri i tij i Mbrojtjes, – vazhdoi Steinmeier, – dhe tani duhet të shohim se cilat do të jenë pasojat për politikën amerikane”.

Në seancën e konfirmimit në Senat, javën e kaluar, Gjenerali James Mattis e përshkroi NATO-n si organizëm të një rëndësie qëndrore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

“Pikëpamja ime është se vendet që kanë aleatë begatojnë, prandaj do të kujdesem për marrëdhënien më të fortë të mundshme me NATO-n”, ishte deklarata e Mattis. /Insajderi.com