Deklarata lamtumirëse e Linkin Park për Chester Bennington

Deklarata lamtumirëse e Linkin Park për Chester Bennington

Linkin Park ka shkruar një letër në kujtimi për vokalistin e bendit dhe shokun e tyre të zemrës Chester Bennington, pasi që tragjikisht kishte kryer vetëvrasje, javën e kaluar.

Shoku i tyre ishte 41 vjeçar kur u nda nga kjo botë, njofton Just Jared.

Letra filloi, “I dashur Chester,”

“Zemrat tona janë të thyera. Pikëllimi dhe dënesa që ti nuk je në mesin tonë vazhdon të jetë gjithëpërfshirës në familjet tona, teksa po pranojmë dhe kuptojmë atë që ka ndodhur në të vërtetë,” filloi letra.

“Ti ke prekur aq shumë jetë, ndoshta edhe më shumë sesa ti mendove. Gjatë ditëve të fundit, ne kemi marrë mbështetje dhe dashuri, nga rrethi i ngushtë dhe publiku, nga e mbarë bota. Talinda dhe familja ua dinë për nderë të gjithëve dhe ata duan që bota të dijë se ti ishe burri, biri dhe babai më i mirë; familja nuk do të jetë kurrë e plotë pa ty.”

“Të flisinim me ty për vitet në vijim, gëzimi yt ishte tejet i madh. Mungesa jote lë një zbrazëti që nuk mund të mbushet kurrë –një zë i egër, qesharak, ambicioz, krijues, i butë dhe bujar i mungojnë dhomës. Ne jemi duke u përpjekur të rikujtojmë vetës se demonët që të morën nga ne, ishin gjithmonë pjesë e këtij pakti. Në fund të fundit, ishte mënyra se si u këndoje atyre demonëve që i bëri të gjithë të bien në dashuri me ty në, radhë të parë. Ti pa frikë i ke përmendur ata dhe duke bërë kështu, neve grupit na afroi më shumë së bashku dhe na mësoi të jemi më njerëzorë. Ti  ke pasur një zemër shumë të madhe, dhe kurrë nuk ke pasur frikë nga kjo gjë”, vazhdoi letra nga grupi kushtuar Bennington.

“Dashuria jonë për të krijuar dhe performuar është e pashtershme. Përderisa ne nuk e dimë se çfarë rrugëtimi mund të marrë e ardhmja jonë, ne e dimë se jeta e secilit prej nesh është bërë më mirë nga ty. Faleminderit për atë dhuratë “, përfundoi letra. “Ne të duam dhe na mungon shumë”./Insajderi.com