Deklarata e Veselit dhe qëndrimi negativ i Izraelit karshi Kosovës

Anëtarësimi eventual i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale - INTERPOL, ka bërë që Izraeli edhe njëherë tjetër të vë në pah qëndrimet e saj kundër Kosovës. Megjithatë, këto qëndrime nuk i bënin përshtypje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili deklaroi disa muaj më parë se Kosova duhet ta marrë shembull Izraelin.

Deklarata e Veselit dhe qëndrimi negativ i Izraelit karshi Kosovës

Inkuadrimi i Kosovës dhe policisë së saj në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, ka bërë që Izraeli të shfaq edhe njëherë tjetër qëndrimin e saj kundër Kosovës. Izraeli nuk e njeh ende Kosovën si shtet të pavarur.

Kosova e cila ka bërë kërkesë në muajin gusht tek INTERPOL-i, që inkuadrimi i saj në këtë organizatë të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, e cila do të mbahet javën e ardhshme.

Synimi i Palestinës që të anëtarësohet në Interpol, ka shtyrë Izraelin që të kërkojë lidhje me të forta me Rusinë që duke përdorur Kosovën të dalin kundër anëtarësimit të këtyre shteteve në këtë organizatë të rëndësishme, raporton Insajderi, bazuar në raportimet e mediave në Izrael.

“Izraeli është duke shpresuar që fakti që Kosova së bashku me Ishujt Solomon janë duke kërkuar anëtarësimin në Interpol, do të bëjë që Rusia dhe vendet e tjera të votojnë kundër anëtarësimit të Palestinës në Interpol”.

Kështu shkruan gazeta izraelite “Times of Israel” në një shkrim të sajin në lidhje me synimin e Palestinës për t’u anëtarësuar në Interpol.

Aleanca Izrael-Rusi kundër anëtarësimit të Kosovës dhe Palestinës në Interpol

Fakti që Rusia e nuk e njeh Kosovën e cila ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe është kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, ka bërë që Izraeli të synoj një aleancë me Rusinë për të penguar anëtarësimin e këtyre vendeve në Interpol.

Pavarësisht qëndrimit të vazhdueshëm negativ të Izraelit karshi Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte sugjeruar se Kosova duhet të marrë shembull Izraelin në aspektin e udhëheqjes së shtetit.

Ai madje kishte deklaruar se Kosova “ka ngjashmëri me Izraelin”.

“Asgjë nuk duhet të bëjmë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit. Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ik është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në “Zona e Debatit” në Klan Kosova, më pesë maj të këtij viti.

Madje lidhjet e ngushta të Izraelit me Rusinë e Serbinë i ka bërë të ditura edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili një ditë pas ceremonisë së varrimit të ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peres, ishte shprehur se Peres i kishte premtuar atij më parë, se “Izraeli nuk do ta njoh kurrë Kosovën”.

“Ai dhe unë u takuam në vitin 2013, derisa ai shërbente ende si president i vendit. Unë kuptova se mendimi i tij është i tillë, se Izraeli nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai më tha se Izraeli do t’i qëndroj prapa Serbisë”, kishte thënë Nikoliq një ditë pas vdekjes së Peres, më 30 shtator të vitit 2016, njofton Gazeta Online Insajderi.

Nikoliq: Ish-presidenti Peres më garantoi se Izraeli s’do ta njoh kurrë Kosovën

Kosova ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL, dhe kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në nëntor të këtij viti, kur edhe do të zhvillojë punimet sesioni i 84-të i Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate.

Interpoli është organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë me 188 vende anëtare. /Insajderi.com