Deklarata e papritur e Messit për Neymarin

Deklarata e papritur e Messit për Neymarin

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka thënë se skuadra e tij është më e fortë pa sulmuesin brazilian, Neymar

Leo Messika dhënë një intervistë për të përditshme spanjolle, Maca, ku ka folur për largimin e Neymar në drejtim të PSG-së.

Argjentinasi beson se skuadra e tij është më e fortë në mbrojtje dhe me e balancuar pa Neymar.

“Largimi i Neymarit na ka kushtuar në mënyrën e lojës”, tha fillimisht Messi për Marca.

“Ne humbëm shumë në sulm, por kjo ishte në favor të mbrojtjes. Skuadra aktuale është më e fortë në mesfushë, ne jemi më të balancuar dhe kjo na bënë më të fortë në mbrojtje”, tha në fund ai.

Barcelona aktualisht është e para në La Liga me 34 pikë, katër më shumë se Valencia në vendin e parë dhe shtatë më shumë se Reali në vendin e tretë. /Express/