Deklarata e Molliqajt “shkas” për bastisjen e shtëpisë së tij

Një deklaratë e para disa ditësh (30 gusht), mund të jetë shkaku kryesor që Policia e Kosovës sot ka nisur ta bastisë shtëpinë e sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ne Beleg të Deçanit.

Deklarata e Molliqajt “shkas” për bastisjen e shtëpisë së tij

Molliqaj, gjatë një konference për media, përderisa fliste për arrestimin e gjashtë aktivistëve të saj dhe gjetjen e disa armëve gjatë bastisjes, kishe thënë se ndoshta edhe në shtëpinë e tij mund të ketë armë të babait dhe axhës së tij, të mbetura nga lufta e fundit.

“Unë vij nga një familje e cila ka qenë në luftë, e përfirë maksimalisht. Me shku na fshatin Beleg, n’shpi temën, ban vaki mund të ketë armë të babës tem, të axhës tem, të cilët kanë qenë në luftë. Nuk i kanë dorezu asnjëherë ato armë”, kishte thënë ndër tjera Molliqaj gjatë konferencës.

Arrestimi i sotëm i 6 aktivistëve të Lëvizjes është akt klasik i përndjekes ndaj kundërshtarëve politikë – Visar Ymeri

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, 30 August 2016

Për më tepër, Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës e ka bastisur shtëpinë e Sekretarit të saj, Dardan Molliqaj në fshatin Beleg të Deçanit.

Këtë aksion Vetëvendosje e ka quajtur si “hakmarrje e krerëve kriminelë të Policisë, pas një serie konferencash publike të Molliqaj ku u kritikua Policia e Kosovës për montime politike kundër aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe për kapje nga klani printo”./Insajderi.com

Bastiset shtëpia e Dardan Molliqajt në Beleg të Deçanit