Lista Serbe reagon ndaj deklaratave të ish-ministrit serb

Lista Serbe reagon ndaj deklaratave të ish-ministrit serb

Lista Serbe ka theksuar se ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq duke ftuar bashkatdhetarët e tij që të mos marrin pjesë në dialogun e brendshëm mbi Kosovën, ka treguar një nivel të paprecedent të papërgjegjësisë politike dhe kombëtare.

“Të kërkosh që serbët të mos jenë të interesuar për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, vetëm sepse dialogu i brendshëm u iniciua nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, është lëvizja e një fëmije të zemëruar, e jo politik”, thuhet në reagimin e Listës Serbe ndaj deklaratës së Jeremiqit se dialogu i brendshëm është farsë, raportojnë mediet serbe, transmeton Klan Kosova.