Deklarata e ish-ministres lidhur me rekomandimin e vizave: Të vazhdon ende lobimi

Deklarata e ish-ministres lidhur me rekomandimin e vizave: Të vazhdon ende lobimi

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën nga institucionet e Bashkimit Evropian mund të merret deri në fund të këtij viti.

Ajo ka thënë se nuk pret të ketë ndonjë problem në këtë proces. Ndërsa ka shtuar po ashtu se duhet të vazhdohet lobimi në mënyrë që heqja e regjimit të vizave për Kosovën të mbështetet nga shtetet anëtare të BE-së.

Mes të tjerash, Ahmetaj ka folur edhe rreth procedurës vendimmarrëse dhe punës që duhet të bëjnë institucionet e Kosovës deri në vendimin për liberalizim të vizave.

“Rekomandimi është konfirmim i punës disavjeçare të institucioneve tona në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Kosova nga 95 kritere që i ka pasur tashmë i ka plotësuar të gjitha dhe ky rekomandim pozitiv do të jetë një vulosje e punës drejt përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave”, ka thënë ajo në një intervistë për gazetën “Zëri”.