Qëndrimi i Vetëvendosjes në Deçan për Dardan Molliqajn

Qëndrimi i Vetëvendosjes në Deçan për Dardan Molliqajn

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Deçan, Ilir Cacaj ka folur për Insajderin pas mbajtës së mbledhjes lidhur me problemet e fundit brenda kësaj partie.

Cacaj ka thënë se dega në Deçan nuk ka asnjë lloj ndarje dhe nuk e mbështetë askënd në mes të individëve apo grupeve brenda partisë. Për Cacajn me rëndësi është që të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes ku sipas tij do të sqaroheshin shumë gjëra.

“Dega në Deçan nuk është me Molliqajn as me askënd, ne nuk kemi këso ndarjesh, vetëm jemi të interesuar me i sqarua edhe nëse ka probleme. Nuk ka kurrfarë ndarjesh dhe nuk kemi aspak këso lloj rreshtimesh”, ka thënë Cacaj shkurt për Insajderin.

Qendrat e Vetëvendosjes në të gjitha komunat e Kosovës kanë mbajtur sot një mbledhje në lidhje me problemet që janë shfaqur brenda kësaj partie./Insajderi.com