Dedaj zëvendësministër edhe në Qeverinë Haradinaj

Dedaj zëvendësministër edhe në Qeverinë Haradinaj

Gjergj Dedaj, është emëruar zëvendësministër edhe në qeverinë e Ramush Haradinajt.

Haradinaj ka marrë vendim që Dedaj të jetë zëvendëministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit të ministrisë së Punëve të Jashtme përgjegjës për menaxhimin e akyoviteteve në fushët e përcaktuara nga Ministri si dhe zëvendësimin e ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij”, thuhet në vendim.

Dedaj në qeverinë e kaluar të drejtuar nga Isa Mustafa, ishte emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).