Deda: Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje krye në vete

Deda: Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje krye në vete

Themeluesi i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se interesi shtetëror i Kosovës në dialog duhet të ndërtohet vetëm me konsensus të partive politike.

Përmes një postimi të tij në Facebook, Deda ka shkruar se para se të ndërmerren hapa të rëndësishme për Kosovën kryetari i saj duhet të merr aprovimin e partive politike.

“Hashim Thaçi nuk është person privat që të merret vesh me Aleksandër Vuçiqin për “fazë të re të dialogut” me Serbinë. Me historinë e tij në dialog ku nuk e ka përfaqësuar interesin e Kosovës dhe ku nuk e ka respektuar Kushtetutën, Thaçi si kryetar i Kosovës – dhe krye në vete – nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin”, ka shkruar Deda në Facebook.

Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot në një takim jo formal me Federika Mogherinin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. /Insajderi.com