Deda: Të gjitha partitë kanë gabuar për demarkacionin

08.11.2017 18:34
Deda: Të gjitha partitë kanë gabuar për demarkacionin

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, në emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel, thotë se të gjithë kanë gabuar për çështjen e Demarkacionit.

Sipas tij, të gjitha partitë kanë gabuar me veprimet e tyre. Deda tha se nëse do të merrnin parasysh planin e tij dhe të deputetes së LDK-së Vjosa Osmani, për dalje nga kriza politike të paraqitur në nëntorin e 2015-ës.

Deda pohon se komisioni i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi do të nxjerrë fakte që flasin për ato zona që pretendohet të mos jenë në pronësi të Malit të Zi.

“Duhet fakte për qeverisjen e Kosovës në pjesët që pretendojmë që janë të Kosovës”, tha Deda në ‘Fakt Plus’.

Sipas Dedës, nëse nuk arrihet të sigurohen fakte nga ky komision do të ketë akoma mos zgjidhje të Demarkacionit.