Deda: Si t’i besojmë PAN-it?

Deda: Si t’i besojmë PAN-it?

Ilir Deda nga Alternativa ka thënë se nuk kanë më si t’i besojnë koalicionit PAN lidhur me caktimin e datave të vazhdueshme që po bëjnë për seancën konstituive.

Ai ka kërkuar që më të mos mbahen as seanca të Kuvendit pasiqë më ‘ato janë të pakuptimta’.

“Qysh me ju besu që vini më 24 gusht. Qysh me ju besu? Çfarë zotimi do ta bëni tash? Pse me ju besu me zotimin e sotit kur ju si qëndruar besnik zotimit të javës së kaluar.

Nuk kontestojmë rregullsinë e thirrjes së seancave por nuk ka nevojë më të thirret asnjë seancë sepse kjo situatë nuk po na bën mirë asnjërit nga ne dhe po acarojmë popullatën sepse nuk po i shohin përfaqësuesit e vet që po i kryejnë obligimet e veta as në mënyrë minimale.”, ka thënë Deda.